×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin pamjet e rënda: Shqiptari në Greqi përplas për vdekje 37-vjeçaren dhe vajzën e saj

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 11:13

    Mediat greke kanë publikuar pamjet e frikshme të aksidentit në Messara të Kretë ku mbeti e vdekur një grua 37-vjeçare dhe vajza e saj 3-vjeçare.


    Ajo u përplas nga një tjetër makinë e drejtuar nga një emigrant shqiptar.

    Pamjet duket se makina e drejtuar nga shqiptari ishte me shpejtësi, ndërsa makina e drejtuar nga 37-vjeçarja greke hyri në kthesë pa parë nëse kishte apo jo makina përballë.

     

    Mediat greke raportojnë se në makinën që përplasi greken udhëtonin një emigrant shqiptar dhe një tjetër me origjinë nga Azia.

    Të dy ata janë të arrestuar tashmë dhe do të japin llogari për ngjarjen e ndodhur, edhe pse nga kamerat duket se ka shkelje nga të dyja palët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!