×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin PAMJET: Një kryetar shqiptar bashkie duke pirë kokainë

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 12:18

    Gazetari i “ABC News” Artan Hoxha ka deklaruar se disponon një video për një Kryetar Bashkie i cili është filmuar duke pirë kokainë.


    Ai ka lajmëruar se në orët në vijim do të publikojë edhe videon.

    Më poshtë janë fotot ku shihet edhe momenti kur kryebashkiaku thuhet se është duke pirë kokainë.

    Nuk jepet emri i kryebashkiakut, por ju mund ta dalloni vetë.

    “Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues.

    Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem” – tha gazetari pak ditë më parë në emisionin “Opinion”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!