×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin përgjigjet e testit për dy mjekët në Roskovec të cilët kishin kontakte me çiftin e prekur nga koronavirusi

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 17:56

    Dy pjesëtarët e stafit të qendrës shëndetësore Roskovec, që kishin pasur kontakt me çiftin e infektuar nga fshati Mbërs, rezultuan negativ në testin për Covid 19. Nesër ata rikthehen në punë për t’i shërbyer qytetarëve.


    Çifti i bashkëshortëve nga fshati Mbërs i Roskovecit u kthyen me 6 mars nga Italia. Ata jetojnë në Fier por kanë të afërmit në Mbërs. 61-vjeçarja ka një dyqan ushqimor në lagjen 1 Maji në Fier. Ajo qëndroi 2 ditë në repartin e patologjisë të spitalit rajonal Fier deri sa erdhi përgjigjia se ishte e prekur me koronavirus.

    Pasi u mor vesh se ajo dhe bashkëhsorti i saj ishin prekur me CoVid-19 18 mjekë, infermierë dhe sanitare që i kanë shërbyer 61-vjeçares, prej disa ditësh janë vetëkarantinuar. Ndërkohë fatmirësisht dy mjekët që u kanë shërbyer më nga afër janë negativ ndaj koronavirusit./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!