×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Debati në Kryesinë e PD, Berisha: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 20:28

    Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tashmë ka shpallur non-grata edhe bazën e partisë.


    “Miq, ish-kryetari sot shpalli non-grata bazën e partisë”, shkroi Sali Berisha.

    Kreu demokrat, Lulzim Basha, iu është përgjigjur zërave kundër vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Basha ka deklaruar që kërkesa për përjashtimin e liderit historik të PD-së ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan.

    Sipas këtyre burimeve, Basha ka përjashtuar mbledhjen e një kryesie apo kuvendi në lidhje me këtë vendim, pasi sipas tij në PD nuk mund të ketë grupime antiamerikane. Ai përsëriti qëndrimin e tij se vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas dhe është një vendim në interes të demokratëve.

    Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, bën me dije se kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, “në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane”.

    “Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale”, lexohet në deklaratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!