×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Del fotoja e 2 vëllezërve që humbën jetën mbrëmë në Tiranë

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 11:46

    Dy vëllezërit Ismail Sulaj, 66 vjeç dhe Belul Sulaj, 63 vjeç kanë ndërruar jetë në aksidentin e ndodhur mbrëmë në Kashar të Tiranës.


    Përplasja ka qenë aq e fortë sa e kanë dëgjuar banorët e banesave në afërsi. Pavarësisht ndihmës, dy prej të aksidentuarve kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital.

    Makina e drejtuar nga 29-vjeçari Zija Murati, ka dalë nga rruga mbrëmë rreth orës 23:30, ku si pasojë kanë humbur jetën pasagjerët Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç.

    Viktimat Beluli dhe Ismaili ishin vëllezër, ndërsa Dashamirin e kishin të afërm, bashkë me shoferin. Ndërkohë, shoferi i makinës ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!