×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Del fotoja e 26-vjeçarit që vrau vëllain në Dibër, banorët të frikësuar: Nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 12:59

    26-vjeçari Florian Tonuzi vrau me thikë vëllain e tij në Dibër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Allabegi të Maqellarës. Tonuzi akuzohet se ka qëlluar disa herë me thikë pas mesnate vëllain e tij 23-vjeçar, Benard Tonuzin në oborrin e banesës së tyre, ndërkohë që skena është parë nga babai i tyre. Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga banesa, ndërsa policia është në ndjekje të tij.


    Ndërkohë, banorët e zonës kanë vendosur që të mos çojnë fëmijët e tyre në shkollë nga frika, ndërkohë që ky institucion arsimor sot është mbyllur.

    Sipas dëshmisë së një prej banorëve të zonës për “Balkanweb”, autori është person me probleme të shëndetit mendor dhe përdorues i lëndëve narkotike.

    “I morëm fëmijët nga shkolla, deri sa të kapet ai. I rrezikshëm?! Ai është i luajtur mendsh. Ka qenë që herët përdorues i lëndëve narkotike, prej shumë vitesh. Fëmijët nuk i çojmë në shkollë deri sa ta kapë policia”, tha një prej banorëve të zonës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!