×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Deputeti shqiptar publikon mesazhet kërcënuese që thotë se ia dërgoi Edi Rama

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 19:01

    Deputeti i Kuvendit dhe kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka zbuluar në studion e Report Tv mesazhet kërcënuese që sipas tij i kanë ardhur nga Rama në seancën e kaluar plenare duke thënë se ka ngritur edhe një padi për rastin në fjalë.


    Deklarata e Gjuzit për kërcënime ka ardhur pas asaj të Rudina Hajdarit e cila që denoncoi një kërcënim që i kishin bërë në zyrën e saj në Kryesinë e Kuvendit.

    “Nëse unë të shoh në parlament me këtë veshje jo vetëm si LGBT, më ka thënë një fjalë tjetër por që se them dot, do të nxjerr zvarrë nga parlamenti, por s’ka shansin vetëm vdekur , unë s’lej mashkull të më preki me dorë.” ka deklaruar Gjuzi.

    Ndër të tjera Gjuzi ka folur edhe rreth konfliktit që ka me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin për të cilin ka thënë se ai është fajtori që e ka futur në konflikt me Ramën. Më pas ndaj Ruçit, Gjuzi ka hedhur akuza duke thënë se kryetari i Kuvendit është përgjegjës për të vrarët në Shkodër në masakrën e 2 prillit 1991.

    “Nëse unë të shoh në parlament me këtë veshje jo vetëm si LGBT, më ka thënë një fjalë tjetër por që se them dot, do të nxjerr zvarrë nga parlamenti, por s’ka shansin vetëm vdekur , unë s’lej mashkull të më preki me dorë.” ka deklaruar Gjuzi.

    ” Numri 272*: Bën shaka të rënda, Ai mendon se është para bashkisë së Tiranës, harron se është kryeministër. Harron se Kujtim Gjuzi mori kosto që qeveria e rilindjes të mos binte. Me një njeri si Gramoz Ruci rri atje që ka përgjegjësi për vrasjet ne Shkodër, ka ikur njëher me fustan. Pranova të vij me ju. Kam marrë 14 plagë në Shëngjin sepse isha për të mrbojtur Konservatorët.” ka thënë më tej Gjuzi.

    “Shif kush ka tallë ndenjësen me ty mos më co më mesazhe të tilla se është turp për një goxha burrë me mustaqe.” ky është mesazhi i parë që Gjuzi pretendon se ka ardhur nga Rama.

    “Numri 272*: Nëse vjen edhe një herë i veshur, si *** s’ma bën goja ta them se ç’më tha. Unë isha me xhinse dhe me kto këpucë që kam ktu. Unë i nisa mesazh nëse ky është nr juaj keni bërë gabim të rëndë . Ed kujdes se unë nuk pika pika asgjë kundrejt teje.” ka vijuar ai.

    “I them Ramës se në konflikt na ka futur Gramoz Ruçi. Unë nuk kritikoj unë këshilloj. E kam princip nga nëna ima që më ka thënë vetëm të këshilloj. Nuk do të vij me kostum sa herë do ti. Unë do të vij edhe si kaubojs. I kem thënë Gramoz Rucit nuk ke te drejtë të qëndrosh aty. ” ka thënë më tej Gjuzi.

    Në fund Gjuzi është ka ulur tonet ndaj kryeministrit Rama duke thënë se telefonin e tij mund ta ketë lënë edhe në besim tek një person tjetër dhe më pas mesazhin nuk e ka dërguar ai personalisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!