×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje të reja nga vdekja e 23 vjeçares në Vlorë: Bashkëshorti e goditi në mes të rrugës, mund të ketë abortuar me kushte shtëpie

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 19:00

    Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon vdekjes së një 23 vjeçare në spitalin e Vlorës, e cila iu nënshtrua një operacioni një ditë më parë dhe 12 orë më pas humbi jetën.


    Sipas mjekëve, Brisilda Sadushi kishte infeksion të përgjithshëm në gjak dhe tension të ulët. E reja kishte disa vite e martuar me Eduart Sadushi dhe së bashku kishin dy fëmijë. Por, marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë. Eduarti ndodhet në burg pasi ka qëlluar në ambient publik Brisildën, pas dyshimeve se ajo e tradhtonte, shkruan Top Channel.

    Nëna e dy fëmijëve kishte shkuar 2 herë në spital me shenja në trup, por pasi u qëllua në publik, u bind për ta denoncuar bashkëshortin e dhunshëm.

    Mjekët, të cilët nuk mundën ta shpëtojnë 23-vjeçaren nuk kanë dhënë asnjë deklaratë, pasi janë në pritje të autopsisë.

    Ndërsa, jashtë kamerave shprehen se e ndjera mund të ketë kryer një abort në kushte shtëpie kishte hemoragji në bark.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!