×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Ditë më të mira po vijnë”, Basha: Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 11:35

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët katolikë në Ditën e Pashkëve.


    Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqën.

    “Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet”, shkruan Basha.

    Statusi i plotë:

    Urimi i kryetarit Basha për Pashkë

    Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

    Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

    Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë.

    Për shumë vjet gëzuar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!