×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dje mbrojti pronën, policja e Shqiponjave sot u pezullua

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 11:19

    Suspendohet nga detyra përkohësisht  Blerta Dervidhi, nëna e dy  djemve, e cila dje po përballej me përmbaruesit dhe policinë për të mos lejuar marrjen e shtëpisë.

    “Unë kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë e lirë për të mbrojtur pronën time dhe fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër”, tha efektivja e Shqiponjave, transmeton Reporteri.net

    Ajo punon në patrullën e posaçme të Shqiponjave në policinë e Shqipërisë, por eprori i saj e ka njoftuar se është  pezulluar nga puna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!