×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Do të fus plumb ballit” – ky është shqiptari që kërcënoi Edi Ramën

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 19:33

    Andrea Kurti u arrestua mëngjesin e djeshëm nga Anti-terrori, për shkak se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Ai i ka dërguar kreut të ekzekutivit mesazhe kanosëse, të cilat i ka fshirë menjëherë më pas nga celulari.


    Ekspertët kanë arritur megjithatë t’ia rikthejnë sërish në aparatin telefonik.

    Në një prej mesazheve që i riu ia ka shkruar Ramës ishte se “do të ta fus plumb ballit”.

    Momentalisht, Kurti po mbahet në një qeli të Policisë së Tiranës.

    Sipas informacioneve policore, Andrea Kurti, i lindur në Pukë, jeton me qira në zonën e “Unazës së Re”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!