×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Do u shemben banesat, banorët e Shkozës në lot: Haram vota Ramë

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 14:55

    Të revoltuar dhe me lot në sy, banorët e tre familjeve në Shkozë kërkojnë drejtësi nga shteti, pasi pretendojnë se banesat që po u prishen i kanë me dokumente të rregullta, ndërsa një gjë e tillë nuk po merret në konsideratë.


    “Nuk e di ku do të rrimë. Në këtë shtëpi ishim vetëm dy pleq, 72-vjeç. 100 mijë lekë si person i marr në muaj për kockat. Ku do të shkoj tani, 159 mijë lekë pension marr. Nuk e di ku do të shkojmë, vetëm duart lart te Zoti.

    Policia na nxori me dhunë, nuk na e dhanë letrën e prishjes, më nxorën jashtë mua se djali ndjeni atje, pasi filluan me prishur ia dhanë letrën djalit. Por ajo letër duhet të kishte qenë në dispozicion 5 ditë para, por nuk ishte as 2 orë para. Nuk e di ku do ta kalojmë natën, njëherë po rri këtu. Unë ndoshta jetoj edhe 10 vjet, kush do të më mbajë, ku të shkojë?” tha banorja Bukurie Sinanaj, raporton shqiptarja.com.

    “Dua drejtësi dhe jo përralla, gjykata e Apelit ka dhënë vendim që shtëpia mos më prishet, këta më sjellin një vendim të shkallës së parë, por a e rrëzuan shkalla e parë Apelin? Dua drejtësi. Jemi duke bërë vetëgjyqësi kur nuk ka drejtësi. Nuk është vendim ky.

    Haram i qoftë vota jonë që e mori, ai dhe Erion Veliaj. Ne duam drejtësi, ku të thotë ligji do të rrimë. Ku nuk ka drejtësi ka gjakderdhje, ja fakti, a e rrëzon shkalla e parë Apelin?! Unë prapë do i padis për gjyq. Ka shumë mangësi. Këta më kanë lënë afat deri nesër në orën 07:00 për të liruar shtëpinë. I kërkojmë PD-së të na organizojë dhe të vendosë drejtësi” tha një tjetër banor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!