×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Drejtoresha e ISHP-së: Pritet lehtësimi i masave, por duhet kujdes nga qytetarët

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 21:47

    Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se është ende herët për të kryer analizat e gjakut që saktësojnë diagnozën ndaj koronavirusit.


    Ajo vlerësoi lehtësimin e masave shtrenguese dhe këshilloi qytetarët që të respektojnë rregullat në këtë periudhë.

    Rënia e numrit të të infektuarve në vendin tonë i atribuohet gjurmimit të saktë të lidhjeve apo kontakteve që mund të kenë pasur personat që më parë kanë rezultuar pozitivë më COVID-19.

    Por sa i takon analizës së gjakut e cila vërteton nëse një person e ka kaluar ose jo këtë virus, sipas drejtores së Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, ajo do të aplikohet kur të jetë gati.

    Në Shqipëri pritet një lehtësim i masave shtrënguese. Fico thotë se nuk duhet abuzuar në këtë moment pasi mund të prodhohen pasoja të mëdha.

    Drejtoresha e ISHP per Klan ngulmon në respektimin e masave që duhet të respektojne vetë qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!