×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Drejtori i Policisë po jepte intervistë për sigurinë rrugore, pas tij ndodh aksidenti

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 11:47

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola po jepte një intervistë për gazetarët lidhur me sigurinë rrugore kur pas krahëve të tij ndodh aksidenti.


    Dy automjete u aksidentuan në autostradën Tiranë-Durrës teksa Tola ishte duke dhënë këshilla se si shoferët duhet të tregohen më të kujdesshëm.

    Ngjarja u vërejt menjëherë nga gazetarët, ndërkohë që Tola nuk bëri asnjë koment.

    Një prej shkaqeve më të shpeshta përse ndodhin aksidentet në këtë aks është edhe mosrespektimi i distancës midis automjeteve. Edhe ky aksident ndodhi për këtë shkak dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

    Aksidenti në minutën 5 të videos:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!