×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Drogë me “Mickey Mouse”, në pranga 3 homoseksualët shqiptarë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 9:21
    Tre shqiptarë homoseksualë janë arrestuar të hënën në mbrëmje nga policia greke në rajonin e Atikës, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se shqiptarët shpërndanin drogë me shënimin “Mickey Mouse”.


    Hetimet e policisë zbuluan dy shtëpi në Patissia, ku u gjetën më shumë se 10 pako drogë me heroinë dhe kokainë. Në një nga pakot e drogës, brenda të cilës ishin 1,010 gram kokainë, ishte stampuar në pjesën e jashtme pamja e heroit të preferuar të filmave për fëmijë, “Mickey Mouse”.

    Një total prej 4,791.5 gram heroinë u kapën dhe u konfiskuan. Mediat greke shkruajnë se një 52 vjeçar së bashku me bashkëshortin e tij 49 vjeçar, e kishin kthyer trafikun e drogës në një biznes familjar, duke qenë pjesë e një grupi kriminal.

    Për të njëjtin rast, një homoseksual 31-vjeçar shqiptar, i cili kishte marrë shtetësinë greke, u arrestua.

    Treshja furnizonte me drogë të varurit nga lëndët narkotike në Athinë.

    Përveç sasisë së drogës, policia gjeti dhe konfiskoi në shtëpitë e tyre edhe dy peshore elektronike, shumën prej 3,400 euro, një makinë që përdorej për trafik droge dhe shtatë telefona celularë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!