×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Duma: LSI duhet të jetë e matur për djegjen e mandateve, mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 23:19

    Kandidatja fituese në radhët e PD në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, e ftuar në “News 24”, u ndal në një sërë çështjesh politike.


    Ajo komentoi festën e kryeministrit Edi Rama në drejtim të PD për bashkëqeverisje, marrëdhëniet mes LSI dhe PD pas zgjedhjeve, por edhe skenarit që vendi t’i nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme.

    Sa i përket propozimit të kryeministrit Edi Rama, Duma tha se ajo personalisht nuk do e pranonte kurrë, e shtoi se me opozitën mund të ulesh e të bisedojë në sektorë të veçanta siç janë ato që lidhen me integrimin, arsimin dhe shëndetësinë. Për marrëdhënien e PD me LSI ajo tha se është korrekte, e të dyja kanë bërë opozitë të fortë ndaj kryeministrit Rama.

    Ndërsa lidhur me mundësinë që vendi të vendoset në zgjedhje të parakohshme, Grida Duma tha se për ato lokale do të jetë e shpejtë, ndërsa në ato parlamentare, uron që të kenë të njëjtin fat.

    Por a duhet PD ta vlerësojë shtrirjen e dorës nga Rama për qeverisje për hir të integrimit dhe reformave?

    Grida Duma: Diku, diku, unë mund të kem ngritur zërin më shumë seç duhet. Unë e përjashtoj. Nuk mundesh kurrë të bësh aleancë me atë që është kundër shqiptarëve. Nuk mundesh kurrë të bashkërendosh punët me ata persona që kanë bërë punët keq, unë nuk harroj. Memoria e shkurtër e këtij vendi e ka shkatërruar vendin. Ndërkombëtaret duhet të kuptojnë që ky vend nëse nuk ka opozitën eficente nuk bëhet dot demokratik.

    Ambasadorja Kim tha që duhet ë bashkëpunoni?

    Grida Duma: Ka sektorë që do të bashkëpunojmë, integrimin, arsimin dhe shëndetësinë. Në këtë drejtim nuk ka nevojë për të bashkëqeverisur, por për t’u ulur, diskutuar, e dhënë opozitës rolin që i takon. Kur u erdhi momenti për të bërë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ata u mblodhën.

    Si është marrëdhënia me LSI dhe sa kompakte është opozita e bashkuar, sidomos tani pas 25 prillit?

    Grida Duma: LSI është përpjekur të jetë opozitare dhe kundër Ramës. Qëndrimet që mban për të shkuarën dhe të ardhmen duhet të maturohen në vazhdimësi. PD e vlerësoj shumë për fisnërinë që ka si forcë politike, kur ka elementë të vegjël e që mund t’i lejohet thotë ndonjë fjalë, nuk e thotë kurrë.

    Ju latë të kuptohet që mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kur mund të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.

    Grida Duma: Duhet menjëherë të merren vendime për zgjedhjet lokale. Janë disa bashki që janë me emërime dhe jo me zgjedhje, të tjera më nga një kandidat. Kemi një raport të OSBE që me krijimin e Gjykatës Kushtetuese duhet vlerësuar zgjedhjet e 2019. Kjo është e shpejtë. Ndërsa flasim për nacionalet do të shohim si do të sillet SPAK, përshpejtimi i çështjes edhe në institucionet ndërkombëtare do të përshpejtojmë ditën, pse jo, vendi duhet të vendoset në zgjedhje të parakohshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!