×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy aksidente trafiku, 5 të lënduar

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 16:15

    Dy aksidente rrugore me 5 të plagosur janë regjistruar brenda pak minutash në Elbasan.


    I pari ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.Shtetasi K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojē është përplasur me borduren anësore të rrugës.

    Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, raporton oranews.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

    Pak minuta më vonë në Paper të Elbasanit sërish një makinë është përplasur me bordurën.

    Përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar në makinë.

    Për nxjerrjen e tij është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!