×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy lëkundje tërmeti në Durrës, banorët zgjohen të frikësuar

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 8:38

    Dy lëkundje të lehta sizmike 3.2 dhe 3.5 ballë Rihter janë regjistruar në zonën e Durrësit, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.


    Tërmeti i parë, ai me magnitudë 3.2 Rihter u regjistrua rreth orës 04:00, ndërsa i dyti 30 minuta më vonë. Nuk raportohen dëme nga lëkundjet.

    Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në det, 24 km larg nga qyteti i Durrësit.

    Ndërkohë, mediat atje raportojnë se banorët janë zgjuar të frikësuar nga kjo situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!