×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy mësues në Elbasan të infektuar me COVID-19

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 23:17

    Dy mësues të shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah” në qendër të qytetit të Elbasanit, kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.


    Gazetari i ABC News, Aldo Kozarja raportoi se një tjetër mësuese e kësaj shkollë është vetëizoluar, ndërsa ndodhet në pritje të përgjigjes së tamponit.

    Sakaq mësohet se edhe një edukatore në qytetin e Elbasanit, ka rezultuar e infektuar me COVID-19.

    Ndërkohë deri më tani ka arritur në 13 numri i mësuesve të infektuar në Elbasan./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!