×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy persona humbin jetën në aksidente trafiku

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 17:51

    Një 60-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në fshatin Prezë të Vorës.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56, ku automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar.

    Si pasojë e dëmtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

    Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.

    Edhe në Sarandë një tjetër i moshuar humbi jetën në rrethana të ngjashme.

    Aksidenti u regjistrua në fshatin Vrion, ku automjeti tip “Benz” ka goditi aksidentalisht këmbësorin 75 vjeçar K.K., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

    Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit shtetasin I.Ç., 43 vjeç, banues në Sarandë, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij.

    Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe referimin në Prokurori për hetime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!