Dy raste të reja me koronavirus në Durrës

Konfirmohen edhe dy raste të reja me SARS-CoV-2 në Durrës.


Dy të infektuarit janë burra të moshës 71 dhe 77 vjeç.

Të dyja rastet janë të shkëputur nga njëri tjetri dhe pa histori udhëtimi.

Sipas burimeve spitalore per t.ch njëri nga rastet, 71-vjeçari, ka dhe nusen edhe djalin me temperaturë të lartë. Djali i tij punon në një call center.

Ndërkaq nuk dihet burimi i infektimit as për rastin tjetër. Këto raste e çojnë në 14 numrin e personave të prekur nga koronavirusi në Durrës.