×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy shpërthime të fuqishme në Lezhë

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 21:15

    Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë, por ende nuk ka asgjë të raportuar.


    Policia është vënë në alarm por nuk ka identifikuar se ku ka ndodhur shpërthimi. Vazhdojnë kërkimet për të identifikuar se çfarë ka ndodhur.

    Për rastin po interesohet edhe Ministria e Mbrojtjes sepse ka patur raste analoge më parë në Durrës, kur është raportuar për një shpërthim të fuqishëm, por rezultoi që kishte kaluar një avion i Natos që kishte kaluar shpejtësinë e zërit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!