×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy shokë që jetojnë në Zvicër, dhurojnë 180 mijë franga për shqiptarët

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 23:09

    Dy shokë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, kanë dhuruar këtë të dielë në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ një shumë të konsiderueshme parash për të prekurit nga tërmeti, posaqërisht për banorët e Thumanës.


    Dy të rinjtë i kanë grumbulluar me nismën e tyre paratë në një total prej 180 mijë frangash zviceriane.

    Ndërkohë, shumë shqiptarë të tjerë po ndihmojnë të prekurit nga tërmeti. Kontribuesit janë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Itali dhe shtete të tjera.

    Ndryshe, shteti shqiptar dhe të prekurit direkt nga kjo tragjedi, u ndihmuan me theks të veçantë nga Kosova, banorët e të cilës dërguan mijëra tonelata ndihma ushqimore dhe veshmbathje, si dhe miliona euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!