×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E hoqi maskën për të pirë cigare, qytetari arrestohet nga policia

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 14:06

    Ligji për mbajtjen e maskave vijon ende të jetë në fuqi në Shqipëri, ndërsa nga ana tjetër policia “ka qenë e përpiktë” në ndëshkimin e të gjithë qytetarëve që kapen në rast shkeljeje dhe pa maskën mbrojtëse.


    Sipas shifrave që publikon Policia e Shtetit, çdo ditë gjobiten me qindra qytetarë për këtë gjë, ndërsa shoqërohen disa të tjerë në rast kundërshtimi.

    Por një rast tepër i çuditshëm ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar është shoqëruar në komisariat pasi u kap pa maskë, ndërkohë që në një moment e kishte hequr atë për të pirë cigare. Siç duket edhe nga video, qytetari debaton ashpër me punonjësit e policisë dhe e quan të papranueshme sjelljen e tyre.

    Ai justifikohet me faktin se po pinte cigare dhe në momentin që e ka mbaruar e ka hedhur atë.

    Por policët janë shprehur të vendosur në pretendimin e tyre dhe i kërkojnë edhe kartën e identitetit. Por teksa qytetari refuzon t’ia japë mjetin e identifikimit, ata e marrin për krahu dhe e shoqërojnë në komisariat. Ndër të tjera ai i thekson faktinse policia bën të fortin me njerëzit e thjeshtë, ndërsa kriminelët kanë 30 vjet që enden të lirë dhe të pashqetësuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!