×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E mahnitshme: Një prift, një rabin dhe imami shqiptar luten për një botë më të mirë

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 20:01

    Në këtë kohë të vështirë e të pazakontë që ka shkaktuar Covid-19 jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, mesazhet e paqes, të dashurisë nevojiten më së shumti.


    Për të dhënë këto mesazhe aq shumë të nevojshme për këtë kohë, “3 shokët” i janë bashkuar një mesazhi përcjellë për të gjithë.

    Një prift, një rabin dhe imami shqiptar luten për një botë më të mirë dhe përcjellin këtë mesazh:

    “Unë jam rabin Eriku, unë jam At’ Xho ndërsa unë jam Imam Gazi, ne njihemi si “3 shokët”. Si përfaqësues të feve tona dhe shoqërisë e komunitetit tonë ne lutemi për ju, ne i jemi shumë mirënjohës stafit të kujdesit mjekësor, në kujdesin e tyre, dhe kurajën që po tregojnë përballë këtij rreziku. Mirënjohje për të gjithë ata që na mbështesin. Zoti ju bekoftë dhe në këtë moment delikat e të vështirë paçit paqen e zotit. Bëni pjesën tuaj dhe promovoni respektin dhe shpresën të gjithëve, ndani mesazhin tonë sa më shumë. Duajini të afërmit si veten tuaj. Shalom! Selam! Peace at You!”.

    https://www.facebook.com/100004496554934/videos/1711268345699701/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!