×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: 23-vjeçari shqiptar vetëmbytet në liqen

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 13:13

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në rrethin e Matit në liqenin e Ulzës.


    Një 23-vjeçar i identifikuar me iniciale A.C. është vetëmbytur në liqen që ndodhej shumë pranë banesës së tij.

    Sipas informacionit të policisë nga deklarimet e familjarëve, i riu vuante nga depresioni. Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, teksa nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

    “Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.

    Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!