×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: COVID i merr jetën 17 vjeçarit shqiptar

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 14:24

    COVID-19 i ka marrë jetën një 17-vjecari nga Elbasani, i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në  spitalin “Shefqet Ndroqi”.


    Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo, shkruajnë mediat në Shqipëri.

    Vdekja e tij shënon një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë. I riu ndodhej prej një jave i intubuar në Infektiv, ndërsa nuk ka detaje nga ana e spitalit për gjendjen e tij të rënduar duke qenë kaq i ri.

    Ditën e djeshme kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1071 qytetarë në Shqipëri ndërsa në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 618 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!