×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Vdes 32-vjeçari në aksident trafiku derisa po shkonte në punë

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 9:22

    Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku një i ri ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”.


    Mësohet se makina ku po udhëtonte 32-vjeçari është përplasur me kamionin, duke i marrë tragjikisht jetën. Viktima është identifikuar si Klement Basha 30 vjeç, banues në Fier, ndërsa shoferi i kamionit Bardhi Spahia është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet që përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë ‘Benzi’ ku udhëtonte viktima është shkatërruar plotësisht.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!