×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Vetura përplas për vdekje këmbësorin

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 19:43

    Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme te Shkëmbi i Kavajës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.


    Dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën makinës.

    “Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës, te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme” njoftoi policia.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!