×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E vranë shokët apo policia? Paqartësitë mbi vrasjen e Muratajt

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 12:32

    baKa ende shumë paqartësi lidhur mbi vrasjen e Admir Murataj, pas grabitjes së 10 milion eurove në Rinas. Paçka se ka vetëm një njoftim të shkurtër të Policisë së Shtetit, që thotë se u vra në një shkëmbim zjarri, nuk dihet ende nëse Murataj u vra nga Policia apo shokët e tij.


    “Pranë aeroportit ”Nënë Tereza” në Rinas, dyshohet se disa persona, ende të paidentifikuar, me maska dhe armë, pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar. Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH-së dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes”, thuhej në njoftimin e Policisë më 9 prill.

    Kur kanë kaluar katër ditë nga ngjarja e rëndë, Policia nuk ka dalë më një komunikatë të dy, madje nuk e ka përmendur kurrë emrin e Admir Murataj si person të ekzekutua. Nga ana tjetër, ish-drejtues të Policisë hedhin dyshimin se Admir Murataj nuk është vrarë nga Policia por nga bashkëpunëtorët e tij. Ky dyshim përforcohet edhe më shumë nga vëllai i tij i cili në të vetmin komunikim me mediat, dha një përgjigje evazive për vrasjen e vëllait, ku përmendi edhe shokët e tij. ”Nuk kemi asgjë të saktë deri tani. Dimë që thonë se e kanë hedhur shokët e vetë aty dhe kaq”, tha Can Murataj për mediat.

    Hetimet

    Prokuror të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkuan paraditen e së premtes në vendin e grabitjes në aeroportin e Rinasit. Grabitja e 10 milion eurove në Rinas ka 4 vepra penale: Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre. Vepra e fundit është regjistruar për të vendosur para përgjegjësisë strukturat dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve që kishin përgjegjësi për të garantuar sigurinë në areoportin “Nënë Tereza” pa lënë jashtë verifikimit edhe tre bankat që ranë pre e sulmit menjëherë pasi kishin dorëzuar në aeroport disa milionë euro që do të transportoheshin më pas nga Shqipëria drejt Vjenës.

    Policia ka marrë personat e deportuar dhe është larguar, pasi nuk ka pasur as fushëpamje për të parë se po ndodhte një grabitje. Kur është lajmëruar, punonjësit e TIA-s nuk kanë hapur portën dhe policia është detyruar që të ecë paralel me rrethimin e jashtëm, çka ka sjellë humbje kohe.

    Alarmi

    Një shprehje e urtë thotë “Koha është flori” dhe pikërisht e tillë ishte për grabitësit. Dy minuta pasi ata dolën nga porta veriore e Rinasit, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë. Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit. Këto të dhëna raportohen pas ngjarjes në prokurori mbi veprimet e policisë, të ICTS dhe të TIA-s, pas orës 14:57, atëherë kur në kamerat e sigurisë shfaqet furgoni i grabitësve në portën e zjarrfikësve. Pavarësisht këtij fakti, askush nuk ka dhënë alarmin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!