×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E vrava për nder! Një nga vëllezërit tregon si tentoi të fshehë provat e vrasjes së taksistit në Fushë-Prezë

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 23:40

    Vrasja e taksistit në Fushë-Prezë një javë më parë tronditi opinionin publik pasi rezultuan të përfshirë dy vëllezër me nënën e tyre për të cilën u tha se kishte pasur lidhje me taksistin dhe pasi u zbulua nga dy djemtë e gruas këta të fundit e qëlluan për vdekje.


    Sajmir Shera, një nga dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen me paramendim të taksistit 71-vjecar pasditen e 3 gushtit ka rrëfyer para policisë se si u mundua të zhdukë provat dhe gjurmët që të mos kapej nga policia. Ai ka thënë se krimin e kreu për nderin e familjes pasi kishte lidhje intime me nënën e tij.

    Ja si ka vepruar ai me të vëllanë ditën e krimit, sipas dëshmisë që ka dhënë vetë:

    Pasi vrava Abdulla Budllën për nderin e familjes, sepse kishte lidhje intime me nënën time, e zbrita vëllain, Arsilin në mes të rrugës. Ai nuk po i jepte dot më makinës, sepse filloi të dridhej dhe u ndalua. Më tha “bobo çfarë na bëre kështu, duhet të shkojmë në polici të dorëzohemi. E lashë në rrugë dhe u largova në drejtim të fshatit Larushk. Ndalova atje dhe piva kafe, që të qetësohesha, sepse as unë s’po mundja të ecja me makinë… Pasi mbarova kafen u nisa për në shtëpi. Rrugës pashë një kamion të ngarkuar me skrap, i parkuar në anë të rrugës dhe aty kam hedhur thesin me armën që kreva krimin.

    Policia dyshon nëse ai po thotë të vërtetën për armën e krimit, pasi deri më tani arma ende nuk është gjetur. Ndërsa lidhur me makinën që e mori me qira për ta përdorur në vrasje, ai e ka dërguar më pas në servis për ti bërë disa riparime dhe më pas e ka dorëzuar.

    Para hetuesve të ngjarjes, pronari i servisit ka thënë:

    “Sajmiri e solli automjetin në servis për ti lyer parakolpin. Më tha se makinën e kam të një shoku dhe ia kishte marrë me qira për të mbaruar një punë. Ai erdhi i vetëm në servis”.

    Telefoni i viktimës zbuloi dy vëllezërit. Taksisti i vrarë kishte numrin e nënës së dy vëllezërve me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore prej më shumë se 6 vitesh. Saimir dhe Arsil Shera pretendojnë gjithashtu se taksisti ngacmonte edhe motrën e tyre. Vendimi për dy vëllezërit nga Gjykata pritet të merret në javët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!