×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe gazetarët do të protestojnë në Shqipëri

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 12:27

    Një tjetër protestë zhvillohet sot, por këtë radhë nga gazetarët. Protesta është njoftuar dy ditë para, pas disa episodeve të ndodhura së fundi, ku janë cenuar gazetarët.


    Ndër të tjera në njoftim thuhet se ”si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucioneve përgjegjëse për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Diel ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë”.

    Njoftimi i gazetarëve
    GAZETARËT NË PROTESTË
    Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.

    Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën .Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.

    Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.
    Komuniteti i gazetarëve dënon këto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cenojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.

    Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.

    Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucioneve përgjegjëse për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Diel ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë.

    Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshme të kërkojë falje për aktin e kryer.

    Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.

    Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!

    Ne protestojmë për çdo akt që cenon lirinë e medias dhe gazetarit!

    Lajmësi është i shenjtë!/lapsi.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!