×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama nis ditën me fjalë të shenjta të Kuranit

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 8:30

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur që çdo ditë ta fillojë me një thënie ndryshe.


    Sot ai zgjodhi që të ndajë fjalë të shenjta nga Kur’an-i, ku flitet për të pandërgjegjshmit.

    “O ju qe keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjell një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”, shkruhet në këto fjalë të zgjedhura

    Nuk dihet se kujt ia dedikoi këto fjalë Rama, por duhet përkujtuar se së fundi ai u ‘godit’ nga shumë njerëz, të cilët e kundërshtuan atë për shkak të hedhjes në gjyq të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj pikërisht në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!