×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ekstradohet nga Athina shqiptari i dënuar me 8 vjet burg

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 10:47

    Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas shqiptar të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë.


    Shqiptari Erdion Shahaj, 47 vjeç, është arrestuar, njoftojnë mediat në Shqipëri.

    Ai është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”

    Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
    Ky shtetas shqiptar në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15 korrik 2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!