×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elbasan, 25-vjeçarja ndërron jetë në maternitet një orë pas lindjes

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 15:49

    Një grua 25 vjeçare ka ndërruar jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit.


    E reja, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur mësohet se ka sjellë në jetë fëmijën e parë me operacion cezarian.

    Por rreth 1 orë e gjysmë më vonë ka ndërruar jetë.

    Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.

    Por burime nga materniteti i Elbasanit thonë se ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak

    Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes ndërsa një hetimet pritet të verifikojnë akuzat e familjarëve për neglizhencë nga mjekët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!