×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elbasani “noton” në ujë, përmbyten disa rrugë

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 16:18

    Kushtet e paqëndrueshme të motit vijojnë të shoqërojnë vendin tonë. Kësaj here epiqendër e motit të keq është bërë Elbasani, i cili është goditur nga një shi i dendur mesditën e sotme.


    ABC mëson se janë përmbytur disa segmente të ndryshme të rrugës Elbasan-Papër.

    Si pasojë e reshjeve të shumta kanalet kanë dalë nga shtrati, ndërkohë që në aksin kryesor rrugor janë grumbulluar mbetje inerte të cilat janë spostuar nga reshjet e shiut.

    Disa automjete kanë ndaluar në anë të rrugës deri në përfundim të reshjeve të shiut, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për incidente. /abcnews.al/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!