×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elona Shuli ende në kampet e Sirisë, gjyshi: Kam frikë se nuk do t’i shoh më mbesat e nipin

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 18:15

    Dikush u gëzua nga riatdhesimi i të afërmve të tyre nga kampet e ferrit të Sirisë, por për Dylber Shulin ditët e trishta do të vijojnë e nuk dihet për sa kohë. 82-vjeçari nga fshati i Zagorçanit i Pogradecit, sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij mund të ishin në tokën shqiptare.


    Pas 8 vitesh pritje, me shpresën se ata do kthehen, tashmë ai është lodhur nga pritja e gjatë. Pas herës së fundit që ka folur për mediat, ai shprehet se është më i zhgënjyer e ka frikë se mos kurrë nuk do ta marrë lajmin e kthimit të 5 fëmijëve të shtëpisë Shuli.

    “Kam parë shumë që kanë folur në televizor. Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm. Kur kanë ikur kanë qenë nga 12 vjeç e poshtë. Kanë thënë që do t’i ndihmojnë, por deri tani asgjë”, shprehet Dylber Shuli, gjyshi i Elona Shulit.

    Përpara se të mbyllë sytë, Dylberi kërkon vetëm një gjë, të shohë për herë të fundit oborrin e shtëpisë së tij të mbushur nga nipërit e mbesat.

    “Edhe atë ditë po të kem forcë do të thërrasë. Kam një muaj që e kam marrë vesh që do të dalin. Kam dëgjuar që fëmijët e krenarit nuk duan të dalin”, shprehet Dylber Shuli.

    8 vite më parë, Krenari, djali i familjes Shuli, së bashku me bashkëshorten dhe 3 vajzat Elona Shulin dhe 2 motrat e saj, u larguan drejt kampit sirian. Atje lindën dhe një djalë, ndërkohë që Elonën e martuan që në moshën 12-vjeçare. Mësohet se nga kjo martesë, Elona lindi një fëmijë.

    Prej 4 vitesh, Krenar Shuli është vrarë, ndërsa bashkëshortja e tij është zhdukur duke lënë jetim dhe në kushte të vështira 4 fëmijët e tyre në kampin Al-Howl në Siri dhe nipin./A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!