×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Emigrantët në Kanada dhe Australi: Ambasadat shqiptare nuk na japin pasaporta

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 9:15

    Shqiptarët që jetojnë jashtë vendin ankohen se u duhet të vijnë në Shqipëri për të nxjerrë pasaportën duke bërë që të humbin punën, shkollën fëmijëve dhe tarifën e lartë të udhëtimit.


    Ishte një shqetësim i bërë në Ti Raporton dhe i publikuar nga Top Channel ku tregon se shqiptarët atje humbin 5000 dollarë, punën, dhe shkollën e fëmijëve që të vijnë për të marrë pasaportën shqiptare në Shqipëri.

    Qytetari shprehet se Ambasada Shqiptare në Kanada nuk ka informacione për këtë dhe nuk është funksionale në shërbim të shtetasve shqiptarë që ndodhen përtej oqeanit.

    Të shumta ishin komentet e shqiptarëve të tjerë të cilën pohon se ky problem ekziston edhe në vende të tjera si Greqia, Gjermania, Australia etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!