×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Erë e fortë e shi i madh në Durrës: Ndërpritet puna në port

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 14:29

    Edhe qyteti Durrësit është përfshirë nga furtuna me erë të fortë e shi intensiv.


    Report Tv, Artur Korriku bën me dije se për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike, është ndërprerë edhe punë në Portin e Durrësit.

    Ndërkohë sipas Autoritetit Portual në Durrës kanë njoftuar se për shkak të dallgëve në det janë shkaktuar vonesa në lundrimet nga brigjet italiane në drejtim të Portit të Durrësit dhe anasjelltas.

    “Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se, për shkak të motit të paqendrueshëm që ka përfshirë Adriatikun Jugor, janë krijuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Barit në drejtim të Porti të Durrësit. Konkretisht, trageti i linjës Bari-Durrës (Aurelia) nuk është nisur mbrëmjen e kaluar nga Porti i Barit, deri në qetësimin e kushteve meteorologjike.Ndërkaq, edhe tragetet e parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Bari dhe Ankona në drejtim të Portit të Durrësit, kanë pezulluar përkohësisht lundrimet, deri në përmirësimin e situatës së motit. Trageti “Rigel III”, “AF Francesca” që kanë parashikuar të lundrojnë mbrëmjen e sotme nga Porti i Barit, nuk do të nisen në oraret e parashikuara. Po ashtu edhe trageti i linjës Ankona-Durrës, “ AF Marina” , nuk do të lundrojë sot në drejtim të Durrësit. Vonesa do të ketë edhe në lundrimet nga Durrësi në drejtim të Barit/Ankonës. Kapiteneria, Autoriteti Portual Durrës, agjencitë dhe institucionet e tjera detare, janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës së krijuar”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!