×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Eskalon debati, moderatorja përplaset me ish-deputetin: Kërko falje ose të nxora jashtë

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 13:50

    Debate të forta kane shoqëruar emisionin Open në Top Channel, ku ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u përplas me moderatoren Eni Vasili.


    Debati nisi kur u diskutua për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të Top Chanel Andi Bora.

    Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por emblem, televizioni.

    Kjo është dhunë, nuk preket gazetari- tha Eni Vasili.

    Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellare këto banorë- tha Klevis Balliu.

    Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë- iu kundërpërgjigj Eni Vasili.

    Eni Vasili u kërkoi banorëve të kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora. Banorët e Unazës së Re kërkuan falje, ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu nuk pranoi të kërkonte falje.

    Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë- i tha Eni Vasili, Klevis Balliut.

    Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, ku tha: Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë ndaj gazetarit. Nuk duhet të ndodhë- tha Bushati

    Pas publicitetit Klevis Balliu e pranoi se nuk ka pasur një deklaratë të tillë nga Top Channel, ku i thonte banorëve shpellarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!