Familja reagon për vdekjen e Kasem Hysenbelliut: Kaso nuk ishte vetëm i yni, të njohur e të panjohur u përlotën

Familja Hysenbelliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të të dashurit të tyre, Kasem Hysenbelliu.


Ata falenderojnë të gjithë ata që iu gjenden pranë në këto momente të vështira, duke ua bërë më të lehtë dhimbjen.

“Familja Hysenbelli falenderon të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, dashamirësit, familjen e madhe të FaxNews që na u gjendët pranë në këtë ditë shumë të vështirë të humbjes së njeriut tonë, djalit, babait, bashkëshortit, vëllait tonë të shtrenjtë Kasem Hysenbelli. Janë me mijëra mesazhe, ngushëllime, vlerësime për ikjen e parakohshme të Kasemit. Na qëndruat pranë, na e bëtë më të lehtë dhimbjen. Sot e kuptuam më shumë se kushdo tjetër se Kaso siç e thërrisnim të gjithë nuk ishte vetëm “Yni”, ishte i të gjithëve, të njohur e të panjohur u përlotën për këtë ikje të beftë. Ne shprehim besimin se ëndrra e madhe e njeriut tonë të dashur do vazhdojë,ashtu sic ai dëshironte. Familja jonë do jetë mbështetje e pakufishme në këtë mision të lirisë për të cilën Kasemi investoi gjithë energjitë e tij. Ju faleminderit të gjithëve. Familja Hysenbelli. “, thuhet në reagim.