×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Familja tërheq trupin e Admir Murataj, ja ku do i jepet lamtumira e fundit tropojanit

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 17:32

    Familjarët do t’i japin lamtumirën Admir Muratajt nesër në orën 12.00 në vendlindjen e tij, Tropojë.


    Mësohet se sot ata morën trupin e pajetë në morgun e Tiranës, aty ku ju nënshtrua një ekspertize mjeko-ligjore. Vëllai i tij Cen Murataj, ishte bashkë me familjarë të tjerë, teksa tërhoqën trupin e të afërmit të tyre.

    Admir Murataj u vra dy ditë më parë, pas një grabitje brenda në aeroportin e Rinasit, në barkun e avionit ku po futeshin thasët me para të 4 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për tu transportuar drejt Vjenës.

    Furgoni i grabitësve, që mendohet të kenë qenë katër veta, u ndoq nga policia pas grabitjes, ku pati shkëmbim nga të dyja palët duke lënë të vrarë Admir Muratajn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!