×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Farmacistët në Lezhë refuzojnë të bëjnë vaksinën kineze

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 15:47

    Vetëm 7 farmacistë kanë marrë vaksinën anti-Covid në Lezhë, 6 prej të cilëve për shkak të moshës. Farmacistët kanë hezituar të kryejnë vaksinën.


    Mësohet se 6 nga farmacistët plotësonin fashën moshore mbi 70 vjeç. Ata e kanë bërë Pfizer më herët në Shkodër.

    Ndërsa nga dita e djeshme deri mesditën e së enjtes në qendrën e vaksinimit në Lezhë ka marrë dozën e Sinovac vetëm një farmaciste.

    Argentina Ndreu tha për ABC se ka dyshime për efektivitetin e vaksinës kineze dhe thotë se u detyrua ta bënte për shkak se vuan nga sëmundje kronike.

    “Një pjesë kanë bërë Pfizer në Shkodër. Edhe unë kërkova të bëj të njëjtën vaksinë, por e kanë ndërprerë dhe kanë dërguar kinezen.

    Vaksinën kineze e bëra sepse kam probleme shëndetësore. Por qytetarët hezitojnë ta bëjnë kineze sepse nuk është e certifikuar nga EMA”, tha ajo.

    Kjo infermiere është e indinjuar pasi e quan të vonuar vaksinimin e kësaj kategorie.

    “Farmacistët dhe dentistët i lanë pas dorë. Vaksinën fillimisht e bënë të moshuarit, s’mund të bëjë 90 vjeçari para farmacistëve që janë gjithë kohës në kontakt. Ministria e Shëndetësisë duhet bënte këtë favor, siç bëri vaksinimin tek mjekët e infermierët, duhet të vaksinonte edhe farmacistët e stomatologët me vaksinën Pfizer”, shtoi më tej Ndreu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!