×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “FBI-ja shqiptare” nis punën më 1 shtator, 60 hetues do trajnohen në SHBA

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 8:08

    Më një shtator nis nga puna ‘Byroja Kombëtare e Hetimit’, e cila do të jetë në drejtimin e ish-numrit dy të policisë së shtetit, Aida Hajnaj.


    Report Tv ka mësuar nga burime pranë Prokurorisë së Posaçme se ka përfunduar programi trajnues për zonjën Hajnaj, e cila me nisjen e punës do t’i nënshtrohet edhe trajnimit.

    Ndërsa pritet që javën e parë të shtatorit të rifilloj puna edhe për rekrutimin e 60 agjentëve të ‘FBI shqiptare,’ BKH të cilët pasi të kualifikohen me një proces konkurimi do të trajnohen më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Mësohet se selia e BKH do të jetë në katin e katër të godinës aktuale të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila aktualisht po i nënshtrohet një proçesi rikonstruksoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!