×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Festa e Ditës së Verës: Elbasani zgjuar që nga mesnata

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 16:28

    Qyteti i Elbasanit e priti në shesh Ditën e Verës. Koncerti i madh i organizuar për të pritur ardhjen e stinës së bukur, mbajti mijëra qytetarë në shesh deri në orët e para të mëngjesit.


    Dita e Verës sërish do të festohet në natyrë. Qytetarët janë mbledhur për të ndjekur aktivitetet e organizuara. Parada e karnavaleve çeli festimet e 14 Marsit, për të vijuar më pas me demonstrime te disiplinave të ndryshme festive ndërkohë që panairet vazhdojnë të tërheqin vizitore, trasnmeton Top Channel.

    Një tjetër koncert do ta mbajë të ndezur atmosfrën deri në orët e mesditës kur elbasanasit dhe miqtë do të festojnë në ambiente familjare apo restorante.

    Moti i keq nuk e ka favorizuar këtë vit organizimin e piknikëve, pasi tradita do qe Dita e Verës të festohet ne piknik ne hijen e ullirit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!