×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flamingot rozë pushtojnë për herë të parë bregdetin e Pishporos në Fier

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 8:10

    Për herë të parë shfaqen flamingot rozë në bregdetin e Pishporos në Fier.


    Flamingot rozë kanë ardhur në tokën shqiptare që me ardhjen e pranverës duke i dhuruar hijeshi vendit me elegancën e tyre.

    Ato janë parë në luginën e Nartës, të Karavastasë dhe së fundmi në bregdetin e Pishporos. Flamingot shikohen duke qëndruar e kundruar bregdetin e Fierit duke tërhequr edhe vëmendjen e njerëzve.

    Numri i flamingove rozë në Shqipëri u rrit gjatë periudhës së karantinimit dhe qëndrimit në shtëpi, nga mungesa e personave që zhvillojnë gjuetinë e paligjshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!