×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flamur Noka kundër Rudina Hajdarit: Po të ishte Azemi gjallë s’do bashkohej me Ramën

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 17:51

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë një takimi me qytetarët ku i ftoi që të bashkohen në protestën e 16 marsit para Kryeministrisë për të rrëzuar Edi Ramën, komentoi edhe vendimin e Rudina Hajdarit për të mos djegur mandatin.


    Ai tha se po të ishte Azem Hajdari gjallë nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë.

    “Ajo ka folur vetë dhe se te rreshtohesh përkrah Edi Ramës është gjeja e gabuar. Po të ishte Azem Hajdari gjallë s’do ta kishte bërë një gjë të tillë” deklaroi ai, raporton shqiptarja.com.

    Vajza e Azem Hajdarit pranoi që të qëndronte në parlament duke mos e djegur mandatin, ndërsa sqaroi se një vendim të tillë e mori në interes të vendit, duke vendosur Shqipërinë mbi partinë.

    Ndërsa e heshtur nuk qëndroi PD-ja që e përjashtoi nga partia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!