×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet nga spitali njëri nga besimtarët e plagosur në xhami

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 17:01

    Donard Koçi 35 vjeç, është prej besimtarëve i cili mbeti plagosur ditën e sotme pas sulmit me thikë të 34-vjeçarit Rudolf Nikolla në xhaminë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës.


    Ai ka rrëfyer për mediet në Shqipëri, rreth sulmit dhe zanafillën e ngjarjes.

    “Shyqyr zot jemi mirë. Sepse jemi dhe praktikues në xhaminë Dine Hoxha. Por një shoku im nuk e di si është. Isha në punë, kam një piceri përballë xhamisë. Erdhi dhe sulmoi direkt mua që isha jashtë xhamisë dhe pastaj shkoi tek besimtaret brenda xhamisë. Ne jemi të gjithë agjërueshëm. Thonë që ishte me probleme mendore. U përlesha me të fizikisht thjesht e shtyva se me plagosi në këmbën e djathtë, duke ju shmang më plagosi tek e majta”, u shpreh njëri nga të plagosurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!