×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet për herë të parë pas arrestimit autori i masakrës së Selenicës

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 15:48

    Gjykata e Vlorës shtyu gjyqin ndaj Ritvan Zykës, i cili akuzohet për masakrën e Selenicës me tetë të vrarë. Siç është paralajmëruar, në sallë u paraqit vetëm një dëshmitar, i cili kërkoi të mos e thërrisnin me, me pretendimin se nuk kishte parë dhe dëgjuar asgjë.

    Dëshmitarë të tjerë janë larguar jashtë vendit. I tmerrshmi Ritvan Zykaj ishte i qetë në sallë dhe nuk ka shprehur asnjë habi ose pendesë. Avokati i caktuar nga shteti, Klajdi Meçe, zëvendësoi, Migjen Xhavaren, i cili dha dorëheqje nga kjo dosje.

    Në këtë moment Zykaj ka folur për herë të parë pas kaq kohësh duke thënë ishte dakord me shtyrjen e seancës. Por me zëvendësimin e avokatit u prezantuan dhe trupi gjykues, Ervin Trashi, Skënder Haluci dhe Laurent Fuçia. Prokuror i çështjes është Saimir Smaka. Seanca tjetër do të zhvillohet në 8 Maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!