×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet vëllai i viktimës që u vetëvra tek “Shefqet Ndroqi”: Nuk rezultonte ende me Covid, dua të di përse u hodh

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 14:48

    Anton Skabona, vëllai i 60-vjeçarit Leonard Skabona i cili u hodh sot nga kati i dytë i spitalit “Shefqet Ndroqi” u shpreh sot përmes një lidhje telefonike për “Neës 24” se vëllai i tij nuk kishte marrë përgjigjen e tamponit për Covid-19, ndaj edhe kërkon arsyen se përse ai ka ndërrmarrë këtë akt.


    Ai tregon se ka kontaktuar më vëllanë, Leonard Skabona një orë përpara se ai të merrte ambulancën dhe të shtrohej në spital dhe se i kishte sugjeruar të mos shkonte.

    Po ashtu Anton Skabona ka deklaruar se vëllai i tij rreth 2-3 muaj më parë kishte dalë nga Spitali i Shkodrës, ku ishte mjekuar për probleme të shëndetit mendor.

    60-vjeçari Leonard Skabona ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi” në pavionin e urgjencës.

    Më datë 29 ai ishte transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë.

    Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

    Pjesë nga intervista:

    Anton Skabona: S’e di arsyen përse vëllai im është hedhur nga ballkoni. Kam folur me vëllanë një orë para se të shtrohej në spital dhe i sugjerova të mos shkonte. Vëllai jetonte në Laç, ambulanca ka shkuar dhe e ka marrë atje. Ai bëri testin dhe përgjigje nuk mori kurrë.

    A kishte bërë ai një skaner?

    Anton Skabona: Shoqja e motrës ka biseduar me spitalin dhe i kanë thënë që po bëjmë analizat e Leonardit dhe asnjë përgjigje nuk kemi marrë. Vëllai që jeton në Tiranë ka shkuar sot të marrë trupin e tij nga spitali dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    A ka shfaqur më herët problematika me shëndetin mendor vëllai juaj?

    Anton Skabona: Po vëllai ka qenë i shtruar në Shkodër, por pasi ka dalë ka qenë shumë mirë, ka qenë normal. Ai ka qenë i burgosur politik dhe e kanë torturuar.

    Me kë jetonte vëllai juaj?

    Anton Skabona: Jetonte vetëm tek shtëpia e prindërve. Të dy çunat dhe ish-gruaja jetojnë në Belgjikë, por komunikonte çdo ditë me ta.

    Në ç”vit ka qenë i shtruar në spital vëllai juaj?

    Anton Skabona: Këtë vit, para dy-tre muajsh ka qenë i shtruar.

    Prej sa kohësh është kuruar për problematikat e shëndetit mendor?

    Anton Skabona: Është kuruar për një muaj dhe ka dalë në rregull.

    Çfarë kërkoni ju nga spitali?

    Anton Skabona: Unë dua të di përse është hedhur vëllai im nga spitali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!